Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguara me një postim në faqen e tij në facebook pas publkimit të së vërtetës për mbledhjen e Këshillit të Europës ku Shqiprisë nuk ju hapën negociatat.
Ai ka publikuar deklarimin e Presdentit Francez që shpjegonn situatën. Ndërkohë ka akuzuar si, Gënjeshtarë ordinerë, Edi Ramën dhe rilindjen.
Ja postimi i plotë:
Ja se si Genjeshtarët e rilindjes mashtruan edhe për Francën, ja fakti.(VIDEO).
Genjeshtarë ordinerë vetëm kjo mund të thuhet për Edi Ramën dhe rilindjen.
Dolën e genjenin si një tufe llazoresh e thanë që vetëm Presidenti Makron ishte kundër.
E verteta është se shumica e vendeve ishte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë.
Ndërsa shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
Ishte Franca dhe Presidenti Makron qe nuk lejuan që të ndaheshin të dy vendet dhe Maqedonia u dënua për shkak të Edi Ramës dhe rilindjes.
Mashtrim si të gjithë të tjerët.
Turp për mediat e supës së Edi Ramës që genjejnë shqiptarët dhe arrijnë që të censurojnë edhe Presidentin Makron.Matufët kujtojnë se njerëezit informohen vetëm prej tyre.
Ja deklarata e Presidentit Makron me zë, me figurë dhe me shkrim:
“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron