Naimi–Poeti-Dashuria…
Të gjithë njerëzit ngjizen nga dashuria, rriten me dashurinë,frymëzohen prej dashurisë,provohen në provën e saj dhe i këndojnë dashurisë, gjithkush sipas mënyrës së vet.
Poetët kanë një mënyrë krejt të veçantë. Dashuria tek ata është psalm shpirti artistik, ngjizet si ndjenjë universale që i frymëzon deri në lakoret qiellore te shpirtit por është dhe kënga e njeriut poet.
Poeti ynë kombëtar Naim Frashëri mbush 119 vite të ikjes. Ai udhëton edhe sot pas shëndrimit në frymë, sepse ka ditur të këndoj, natyrën,atdheun, perëndinë dhe dashurinë. Tek qëndronim pranë Vjosës dhe era e prillit na qafoste, një mësues i letërësisë, një përmetar i urtë dhe i mënçur…ia mori një kënge të moçme dashurie.
Tinguj imgjinar instrumenti na pështollën dhe kabaja humbiste grykës së lumit ku djaloshi që luante në klarinetë priste vajzën e bukur llërë zhveshur e gjinjë hedhur, flokë lëshuar e mes thyer. Pasi mbaroi këngën dhe tregimin, mësuesi plak tha ca vargje dashurie të Naim Frashërit…
Brenda vetes time ndjeva një si porosi, një si urdhër që nuk shtrëngonte po më tepër lutej që ta shplurosja faqet e dashurisë naimiane, të kuvendoja me to, ti rilexoja për vete dhe për të tjerët, për të shkuarën por edhe për të sotmen.Të kuvendoja me fjalët e Erosit naimianë që fara të zinte mirë në arrën e lëruar të trupit, shpirtit e frymës, në stuhitë e pasionit dhe në flladin e lehtë të përgjërimit.
Dashuria…mjaftojnë vetëm këto gërma që ta ndërtosh të gjithë këtë univers? Universaliteti saj fillon në dimesione qiellore, ndaj POETI e nis këngën e tij të dashurisë me një lutje nga qielli, duke ju lutur hyjnisë së dashurisë të japi shënjë që shfaqja të nisi.
Dashuria në thelb është femërore, si shumë poetë dhe filozof të tjerë edhe Naim Frashëri që njeh mirë filozfitë e lindjes dhe të perëndimit kështu mendon. Dashuria eshtë vasha e bukur hyjnore. Në dashuri kufiri mes qiellores dhe toksores, perëndeshës dhe vashës është shumë pranë, madje shpesh humbet si në një këngë që nis nga dheu e ikën qiellit ose vjen nga qielli dhe merr dhenë. Dashurinë e identifikon me një këngë të moçme qiellore, që sjell gëzimin. Ja si e nis ligjërimin e tij Naimi-Poeti, për dashurinë…:”Merrja këngës me zë t’ëmbël/O hyjneshë hirëplote/Si një vash’e re kur shpirti/Edhe zemra po i a thotë…!
Simbolika është e plotë…kënga e dashurisë, bukuria hyjnore, zëri i ëmbël i shpirtit dhe zemrës. Brenda kësaj harte zhvillohet gjithçka. Thirrja është që të zgjohen zanat, vajzat e bukura. Nuk kemi të bëjmë me një intimitet personal.
Gëzimi dashurisë do të duhet të zgjojë universin e femrës dhe ato të rendin për të treguar se dinë të zënë dashurinë, ta gatuajnë, ta ushqejnë, të ngrenë gjithçka që lidhet me të, duke nxjerrë në dritë të diellit bukurinë e saj, pa e fshehur.
“Këndoji ndjenjës fisnike –thotë poeti-që na bën të dhëmbshëruar.” Edhe vetëm këto dy vargje do të mjaftonin për të kuptuar identitetin e kësaj ndjenje universale dhe shërbimin e saj. Dashuria është fisnike, fisnikëron njeriun, shoqërinë, jetën, jetët, kohën, kohërat, egzistencën. Ndërsa misioni saj është shërimi dhimbjeve-dhëmbshëruar. Ballcami i njeriut në të gjitha kohërat.
Sot është 119 vjetori i ikjes në qiell të poetit kombëtar Naim Frashëri…
Pkabo 20 tetor 2019