Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, vijnë reagimet e para edhe nga politika në Tiranë.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, përgëzon kryeministrin maqedonas Zoran Zaev.
Sipas Vasilit, Zaev i dha një leksion të vërtetë demokracie dhe atdhedashurie të gjithëve.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Bravo Zoran Zaev!!
Zaev vendosi!
Maqedonia ne 12 Prill shkon ne zgjedhje te parakohshme.
Ne janar opozita merr drejtimin e Ministrise se Brendshme.
Zaev i dha nje Leksion te vertete demokracie dhe atdhedashurie te gjitheve.
Faqe e bardhe per Zaev,qe vuri atdheun mbi gjthçka
Faqe e zeze per kryeministrin zvarranik Edi Rama, qe vazhdon turperisht ne karrige pasi jo vetem qe la Shqiperine pa Negociata, por qe ai shkaku i vetem qe Maqedonia e Veriut nuk i hapi negociatat.