Përgjatë tre ditëve ky koncert me 28 solistë të Ansamblit Popullor do i përcjellë diasporës atje kërcimin të shoqëruar me muzikën e bukur popullore qytetare nga trevat shqiptare.
Ministrja e Kulturës Elva Maragariti shprehet se, “Ansambli Popullor me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës vendosën një tjetër gur themeli në njohjen e traditës dhe kulturës të paraardhësve tanë tek brezi i ri i diasporës”.
“Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore i rikthehet tureve të koncerteve jashtë Shqipërisë. Pas Ukrainës, dje në Itali, e në vazhdim me Kroacinë e kudo ku jeton diaspora shqiptare. Në mbrëmjen e së shtunës kështjella “Aragonese” në Otranto “u pushtua” nga muzika dhe vallja popullore shqiptare”, tha Margariti. /atsh