Hidhini nje syte kesaj liste ushqimore qe ndihmon ne forcimin e shikimit.
Këto janë ushqimet që nuk mund të mungojnë në dietën tuaj të përditshme për të patur një shikim të fortë dhe për të mbrojtur sytë nga problemet e mundshme:
Vaji i ullirit
Konsumi i tij është thelbësor në çdo dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Karakteristika e tij është: shmangia e dëmtimet të shikimit.
Frutat, perimet dhe frutat e thata
Të pasura me vitamina A, C dhe vitamina E. Bizelja, kajsia, karrota, spinaqi, luleshtrydhet dhe pjepri jane ushqime shumë të dobishme për sytë për shkak të efektit të tij antioksidues që lejon të luftojë kundër përkeqësimit të qelizave të syrit, dhe përmbajtjes së tij të lartë të beta karotenit. Ushqime të tjera ku mund të gjejmë omega 3 dhe vitaminë C janë lajthitë, arrat dhe bajamet. Arrat dhe farat ofrojnë përparësi të shumta që parandalojnë plakjen e syve.
Mishi dhe peshku
Ushqimi me origjinë shtazore nuk duhet të mungojë në dietën tonë edhe pse është e nevojshme që ato të konsumohen pa teprime pasi yndyrnat shtazore mund të jenë të dëmshme sepse inkurajon fillimin e plakjes së parakohshme të syve.
Karkalecat
Prodhimet e detit na sigurojnë një përmbajtje të lartë minerale duke favorizuar kështu shëndetin e syve tanë falë zinkut. Ky komponent do të përmirësojë pjesët e pigmentuara të syrit duke shmangur përkeqësimin e tij të mundshëm.
Vezet
Vezët dhe bashkë me to lutein, një nga substancat e tij themelore që do të gjejmë edhe te avokadot apo specat do të ndihmojnë për të bërë perceptimin e formave dhe ngjyrave sa më realiste të jetë e mundur, duke optimizuar kështu vizionin tonë .