Aurela Gaçe: “Kënga është baraz me jetën time.Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja”

Një natë më parë, Aurela Gaçe ishte e ftuara speciale në emisionin e “Vizion Plus”, “Këndo këngën time”.

Mes shumë detajeve nga jeta e saj, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte një histori që Aurela nuk e kishte treguar më parë. Në një fazë të jetës, ajo e kishte lodhur shumë veten dhë zërin e saj, aq sa mjekja e vuri përballë disa kushteve.

“Atëherë pata një problem vokal, pasi punoja shumë. Edhe tani punoj shumë, por kam mësuar teknika të re, sesi ta pushoj zërin, si të punoj me zërin, si ta ruaj atë. Kurse atëherë isha thjesht si ata boksierët e rrugës të cilët janë të fuqishëm sepse kanë lindur ashtu por ju vjen dikush dhe i rrëzon.

Kam shkuar dhe jam vizituar tek një nga mjeket më në zë të Amerikës, (Ëen Corovin), e cila kujdesej për të gjithë këngëtarët dhe spikerët më në zë të Broadëay… Ajo më pyeti sa këngë këndon? Qesha dhe i thashë, jo ne nuk e kemi me këngë, ne e kemi me orë… I thërrita vetes, pasi aty kam patur frikën më të madhe se mos unë nuk do të mundesha të dilja më në skenë.

‘Mjekja më kërkoi: ‘Ose do të ndalosh tani dhe do të bësh këtë që të them unë, ose t’i edhe dy vjet jetë ke si këngëtare…’. Aty e mora vendimin dhe i thashë do të bëj çfarë të më thuash ti. Dy javët e para më ka mbajtur me ilaçe, tre muaj nuk kam kënduar fare dhe me ditë të tëra nuk kam folur fare… Mjekja më pyeti se sa shumë e doja muzikën, dhe i thashë që kënga është baraz me jetën time. Nuk do të mund të jetoja, nëse nuk do të këndoja… Që nga ai moment, çdo ditë dhe në mënyrë sistematike unë stërvitem për zërin tim…”, pohoi Aurela.

Loading...