Në mëngjesin e ditës së diele të datës 27 tetor 2019, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta prapa.
Ndryshimi do të fillojë në orën 3, ku do të shënojë ora 2, duke kthyer pra kështu një orë prapa.
Ky ndryshim i orës bëhet dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Norma europiane vendos në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës dhe përfundimin e saj.
Mirëpo Bashkimi Europian ka vendosur që nga vitit 2021 ndërrimi i orës të hiqet dhe shtetet anëtare të BE’së do të vendosin vet se me çfarë ore do të vazhdojnë, verore ose dimërore.