Himare, moj e bukura Himare, armikut i bere v.arre

Himare, moj e bukura Himare, armikut i bere varre

– Në vitin 1852, qeveria malazeze, e përkrahur dhe nga Rusia, kishte futur ushtri në tokat shqiptare; një pjesë ne Kërnicë dhe pjesa tjetër i ishte drejtuar Taraboshit, për pushtimin e Shkodrës. Kapedanët qeparotas, Sokrat Leka dhe Gjikë Thanasi janë të pranishëm në këtë provë. Në këto luftime u vra tradhëtisht heroi i Labërisë, Zenel Gjoleka dhe pak më pas edhe kapedani, Gjikë Thanasi dhe Jani Ligori nga Corrajt. Humbja e shokut nuk e thyen luftetarin himariot, përkundrazi, i jep me shume forcë e kurajo, për të marrë hakun. Prandaj luftëtarët e Bregut dhe ata të Kurveleshit e bëjnë më të rreptë luftën, që u sjell fitoren e plotë shqiptarëve të bashkuar.

– Në vitin 1854, banda të organizuara greke zbresin në brigjet e Himarës dhe në Ksamil. Trimat Sokrat Leka e Odhise Kazneci u vënë pushkën duke patur në krah dhe luftetarët e matan malit, ata të Kurveleshit dhe të Lumit të Vlorës.

– Më 12 shkurt 1878 renegati nga Qeparoi, Jorgji Stefani zbret në Sarande në krye të 460 trupave greke. Pasi zë Lëkurësin, përpiqet të futet në thellësi, në Delvinë, Gjirokastër dhe Himarë. Nga krahina e Himarës u nisën kapedanët Odhise Kazneci nga Vunoi, Sokrat Leka nga Qeparoi, Jani Kocani nga Dhrimadhet (Dhërmiu), Mëhill Qirjaqi nga Corraj, me thirrjen luftarake në labërishten “vënce”:

“Doli greku në Sarandë,
Kush është djalë në këmbë,
Të hidhet e të zërë vënd…”

Zbritën dhe trimat e Labërisë nga fshatrat Verri, Zhulat, Lazarat, Fushëbardhë, etj. Ushtuan brigjet e Lëkuresit, te Berndeneshit e të Qafë Gjashtës. Luftimet vazhduan deri në mesin e marsit dhe mbeturinat e ushtrisë greke që i shpëtuan “pallës labe”, u detyruan të largohen nga sytë këmbët.

– Më 10 qershor të vitit 1878 krijohet Lidhje e Prizrenit me inisiativën e atdhetarit Abdyl Frasheri. Krahina e Himarës perfaqesohet ne kete Kuvend nga kapedanët, Sokrat Leka nga Qeparoi, Odhise Kazneci (Nesturi) nga Vunoi, Jani Kocani dhe Kapedan Kumi nga Dhrimadhi (Dhërmiu), të cilët sollën në krahinë dhe Abetaren e parë shqipe te Veqilharxhit. Strehuesin dhe përhapësin e Abetares Shqipe nga fisi Dhrako, djalë i vetem dhe vellam i Jani Kocanit, e vranë pabesisht një natë të errët, sa dhe qellimi i tyre, “miqtë” e tij. Të nesërmen i cuan të atit, nje dash të zi, për ngushellim, “alla labce”, meqë ishte mik i labëve që kishin sjelle ketu “te mallkuarën Abetare të gjuhës së Djallit, të mallkuar nga Shën Kozmai e të “aforësuar” prej tij, ne kishën e Shën Spiridhonit.

– Më 5 nëntor të vitit 1912 hedh spirancën në Gjirin e Spilesë një luftëanije greke me dyqind trupa nga Kreta. Atyre u printe i biri i Diellës, himarioti renegat Spiro Spiromilo, major i xhandarmërisë greke. Majori me qillota do ta gjente ustanë, tek burri dhe kapedani i fjalës, doktori himariot i cetes se Cerciz Topullit, Jani Foto Rexho. Dy labë – dy himariotë, njeri mal e tjetri gropë. Të nesërmen e zbarkimit, majori e ftoi doktorin “që të bashkëpunonte me të”. Doktori as që pranoi qe t’i përgjigjej. Në mbledhjen e organizuar me këtë rast, doktor Jani i tha “shqip e prerë”, majorit: “Në qoftë se ke ardhur në Himarë, si himariot, për të nxjerrë mallin e vëndlindjes, të urojme me gjithë zëmër, “Mirë se na erdhe!”. Në qoftë se ke ardhur për të na vënë flakën e të na fusësh në vëllavrasje, më mirë është të ngrihesh e të ikësh nga ke ardhur. Ti do të na prishësh vëllazerinë dhe të na vesh në zgjedhë të re. Himara vetem qiellin pranon mbi kokë. Zgjedha cfarëdo ngjyre dhe forme që të ketë, qoftë të gjysmëhënës, qoftë të kryqit, njësoj zgjedhë është. Neve kemi një flamur e një atdhe, atë që na kanë lënë të parët tanë, Himarën dhe Arbërinë. Himara kurrë nuk ka pranuar byk mbi vehte. Kur më në fund majori u bind se doktori nuk “hahej”, vuri në përdorim vrasjen pas shpine dhe errësirën. Një mbrëmje të errët dërgon dy të paguar, për ta vrarë. Ata i afrohen shtëpisë zbathur e me këpucë në duar dhe nga dritarja e farmacisë, panë doktorin që ishte duke vizituar një të sëmurë. Qëlluan dhe ia mbathën vrapit nëpër errësirë, por plumbat nuk qëlluan në shënjë. Doktori la të sëmurin, rrëmbeu dyfekun dhe doli në oborr duke sokëllitur: “Kusarët qëllojnë natën nga dritarja. Për burrat është sheshi i burrave”! Me zbritjen e andartëve të Spiro Milos, trimat e vegjëlisë rrokën armët në mbrojtje të krahinës dhe të vëndit. Djemte e krahines kishin ne krye atdhetarët Jani Rexho, Thanas Grillo, Mico Leka, Kosta Cipa, Polo Gjika, Nikolla Milo, Dhimitër Konomi, Konom Zoto, Fane Kazneci, etj. Midis të tjerë dallon djaloshi trim vunjotas Nase Beni i cili nga minarja e xhamisë së Kallaratit qëlloi dhe vrau komandantin grek J. Collaqi, që me flamurin grek në dorë, priu bandat kriminale në djegien e fshatrave të Jugut. Në këtë lufte që zgjati deri në verën e 1914-ës, patriotët e Himarës e të Labërisë së brendshme u përforcuan dhe me 700 trupa qeveritare të qeverisë jetëshkutër të Princ Vidit. Historia dhe ngjarjet e këtyre ditëve frymëzuan trimin vetëtimë të krahinës, Nase Beni, të shkruajë e të këndojë “këngën hymn”, “Kush eshte lulja e Vilajetit”, në të cilën është përqëndruar shpirti shekullor i himariotit, madhështia e burrërisë dhe e krenarisë himariote, historia e qëndresës fitimtare ndër shekuj, pavdekësia e tij.

“Kush eshte lulja e Vilajetit,
që i ka bota sevdanë…
Himara, në Breg te Detit,
shtatë fshatra që janë,
rreth e rreth anës së detit,
htisurë në Akroqeranë…
I tregojne gjoksin dovletit,
si zogjtë në tramundanë.
Të penës e të dyfekut,
Aman trima… kapedanë…”

– Në kuvëndin e parë të Shpalljes së Pavarësisë, Himara u perfaqësua nga Epaminonda Koleka, Spiro Koleka, Jorgo Koleka dhe Nase Beni nga Vunoi, nga Gjikë Nuri nga Qeparoi dhe Naqe Konomi. Përfaqësuesit e fshatrave u mblodhën në Himarë, siç vepronin në të tilla ndodhi ngjarjesh me vlera për krahinën dhe kombin. Për këtë kuvend krahinor që shpreh mbështetjen e krahinës së Himarës ndaj Kuvëndit të Vlorës, marrim vesh nga Letra e përgjigjes, që i dërgojnë Qeverisë së Vlorës. “Ne, pleqësia e Bregdetit të Himarës, pasi lëçitëm kartën e sjellur nga doktor Epaminonda Koleka dhe zotëria e tij Jani Minga, jemi në një mëndje dhe mbështetim me shpirt mbledhjen e Kuvëndit të Vlorës, ku me hir te Zotit, u ngrit flamuri ynë, u sosën kusuret e u bë Shqipëria jonë e lirë, me vehte e ikur nga duart e liga të Turqisë. Në mbledhje dhamë besën për shpëtimin e Mëmëdheut. Kemi shfaqur mendimin se do të jemi me atë që thoni Ju. Të gjithë jemi në këmbë. E shohim të udhës të dergojmë dy delegaëe, zotërinjtë e tyre, doktorët Jani Rexho dhe Epaminonda Koleka që të piqen me Zotërinë e tij, Ismail Qemali e të na dëftejnë si të bëjmë, duke iu lutur Perëndisë, ti japë ymer Mëmëdheut tonë”. Në mbledhje janë, Jani Rexho, Thanas Grillo, Mico Leka, Kosta Cipa, Polo Gjika, Nikolla Milo, Dhimitër Konomi, Konom Zoto, Fane Kazneci, Thanas Labi, Thanas Beni.
Himariotët dhe shqiptarët e tjerë, qofshin dhe shumicë, mund të bëjnë ç’të duan me veten e tyre, mund të shiten, të blihen, të tjetërsohen e të shëndrrohen si t’ia ketë ënda, por askush nuk mund të prekë historinë e Himarës dhe të Shqipërisë, si dhe gjakun që është derdhur për të. Ajo është pronë e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithëve u takon ta mbrojnë.

Te dhena historike nga: Iliriana Koleka

Loading...