Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Corropolit, Teramo, Itali.
Në një makinë ‘Opel Meriva’, ishin duke udhëtuar 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian.
Në një moment, makina me të cilin udhëtonin ata ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë ulliri.
Në këtë aksident, fatkeqësisht ka humbur jetën njëri prej shqiptarëve, i identifikuar si Shendri Çaushi.
Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë, fatmirësisht kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen të shtruar në spital.
Loading...