Këtë lajm e ka dhënë vetë Albani në një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka falenderuar ambasadorin Alberto Cutilo dhe Ambasadën Italiane për dhënien e këtij çmimi.
“Faleminderit ambasadorit Albero Cutilo dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin Ambasador të gjuhës italiane. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok I dy popujve tanë”, ka shkruar Albani.
Kujtojmë që një muaj më parë ai mbajti koncertin “Nën yjet e Tiranës” në Amfiteatrin e liqenit artificial dhe bashkë me bashkëshorten e tij Miriam Cani janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Loading...