Ajo ende nuk i ka mbushur 8 vjeçe – Kishte ëndërr mësimet dhe donte të bëhej doktoreshë por sëmundja dhe neglizhenca e mjekëve bëri që ëndrrat e saj të priten në mes!

Ajo ende nuk i ka mbushur 8 vjeçe.

Quhet Lefteri dhe ka emrin e gjyshes.

Kishte ëndërr mësimet dhe donte të bëhej doktoreshë kur të mbaronte studimet universitare, por sëmundja dhe neglizhenca e mjekëve bëri që ëndrrat e saj të priten në mes.

Çifti Fatmir dhe Mbaresa Kola jetojnë në fshatin Shën-Pjetër të njësisë administrative Seman – Topojë. Në banesën e tyre nuk i gjetëm aty pasi ata së bashku me vajzën e tyre 8 vjeçare të sëmurë ndodhen në spital në Athinë ku ajo po i nënshtrohet kimioterapisë.

Gjyshi i saj Kozmai tregon se si e zbuluan sëmundjen e vajzës ku e çuan për vizitë dhe çfarë u tha mjeku pediatër në Fier, peripecitë në spitalin e Tiranës.

Gjyshi i vajzës tregon se tezja e vogëlushes kontaktoi me prindërit e saj dhe i mori për një kontroll në Greqi.

Aty mësojnë se vajza nuk kishte sëmundjen me të cilën e diagnostikuan mjekët në Shqipëri. Vajza e cila tashmë vuan nga leuçemia ka marrë mjekim të gabuar nga mjetë shqiptarë.

Gjyshja e vogëlushes, e cila është edhe ajo e prekur nga sëmundjet e moshës, mes lotësh lutet për ndihmë, lutet që Zoti të bëj mrekulli. “Ta kem pranë mbesën”, thotë ajo.

Nga ana tjetër, 8-vjeçares së sëmurë me leuçemi i qëndrojnë tek koka jo vetëm prindërit, por dhe të afërmit e saj në spitalin në Athinë në Greqi. Ata sjellin një video ku 6-vjeçaria tregon çfarë ka ndodhur.

Të ndodhur në kushte të tilla ku sëmundja po përparonte tek vogëlushja 8-vjeçare, prindërit morën 5 mijë euro borxh duke lënë peng 50 krerë dele. Kjo shumë nuk mjaftoi për të përballuar shpenzimet.

Gjyshi thotë se ka trokitur dyerve të pushtetit lokal, në fshat dhe bashki në Fier, sorollatjet kanë qenë të mëdha, ashtu sikundër dhe premtimet prej tyre. Vetëm fjalë të mira, por sëmundja e hallet nuk zgjidhen me to.

Të ndodhur në kushte të tilla, në fshat punë nuk kanë, ndihma nuk kanë, çdo gjë që kishin siguruar nga puna me krahët e tyre mbaroi. Të lodhur nga sorollatjet e mjekësisë e pushteti vendor gjyshërit kanë një apel: të ndërhyjë shteti ti ndihmojë.

“Nuk duam dënim të mjekëve për diagnozë të gabuar e neglizhencë pasi gabime në punë edhe ndodhin, por shteti, ministria e shëndetësisë, pushteti vendor duhet të na ndihmojë. Edhe pse na premtuan nuk kanë bërë asgjë”, pohojnë ata. Familjarët janë të pikëlluar pasi sëmundja, çdo ditë e më shumë po përparon, veç kësaj çdo ditë e më shumë xhepat u janë boshatisur dhe ato pak ekonomi që kishin po e lënë peng kundrejt eurove që po marrin për të shpëtuar jetën e vogëlushes.

Loading...