Italia nis përpjekjet për kthimin e Alvinit nga kampi në Siri

Në Itali, po bëhen përpjekje për rikthimin e Alvinit.

Këshilli rajonal i Lombardisë i ka kërkuar së fundi në mënyrë të njëzëshme ekzekutivit italiane për ta tërhequr në Itali 11 vjecarin të cilin e ëma e mori me vete në Siri në 2014-tën.

Alvin, familja e të cilit është me origjinë nga Shqipëria, lindi e u rrit në Barzago, në provincën e Lecco-s.

Falë “ Le Iene”, u mësua që ai ishte gjallë dhe i ati arriti ta përfaqësojë, por nga kampi ku mbahet, nuk e nxjerr dot.

Në këshill, temën e ka shtruar për diskutim Paola Romeo e Forza Italia-s.

“Alvini e gjen veten të vetëm në një luftë tjetër, e cila mund të lerë tek ai plagë të thella. Institucionet kanë për detyrë të veprojnë, duke lejuar që fëmija të kthehet në Itali “, u shpreh ajo.

Mocioni i kërkon këshillit rajonal të nxisë qeverinë në mënyrë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryesia e Këshillit të Ministrave të kontaktojnë me qeverinë shqiptare, duke favorizuar një dialog diplomatik mes ambasadës italiane dhe asaj shqiptare në Turqi, më e afërta me Sirinë ku mbahet fëmija.

“Ne gjithashtu kërkojmë nga qeveria të vlerësojë nëse ekzistojnë kushtet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Alvinin e vogël, familja e të cilit është e integruar në mënyrë të përkryer në strukturën sociale të Lombardisë. Prioriteti i rajonit tonë është ta sjellim Alvin në shtëpi, ku e presin kaq shumë njerëz që I duan të mirën “, ka thënë Romeo./tch

Loading...