Virozat e stinës – Mjekët: “Mos përdorni antibiotikë”

Jemi në stinën e vjeshtës, por temperaturat janë tipike të verës. Temperaturat e larta nuk i kanë shmangur virozat, përkundrazi i kanë shtuar ato.

“Virozat, sapo kanë filluar, janë tipike të stinës. Ato kanë prekur rrugët e frymëmarrjes. Njerëzit ankohen, se i kanë hundët e zëna, kanë kollë të thatë, kruarje të syve, që bën të ngatërrohen ndonjëherë me një alergji. Shoqërohet me dhimbje të përgjithshme trupi, ka njerëz që ndihen të dobët, pa fuqi që në mëngjes”, thotë mjekja familjare Anjeza Frakulla.

Mjekja thotë se kjo gjendje mund të shoqërohet edhe me temperaturë subfebrile, 37 gradë.

Duhet përshtatur veshja, e trashë në mëngjes dhe e hollë në drekë, pasi djersitja shkakton probleme. Njerëzit të drejtohen tek mjeku i familjes për gjënë më të vogël, dhe mos të marrin antibiotikë vetë. Ata nuk janë në gjendje ta dallojnë qartë nëse duhet të përdorin antibiotikë ose jo. Në virozë nuk përdoren antibiotikë.

I kam hundët e zëna, thotë një djalë i vogël. Më lotojnë sytë dhe kam kollë të thatë, më dhemb edhe kraharori shumë, thotë një zotëri. Nuk marrim antibiotikë, edhe kur na thotë mjeku i kërkojmë një zgjidhje tjetër, thotë një zonjë. Përshtatim veshjet, që të mos djersitim, se ky mot na sëmuri, thotë një zotëri.

Loading...