Gëzim Llojdia
Ulpiana
Edi Shukriu vlerëson se qyteti 2 mijë vjeçar i Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës është shprehur arkeologia kosovare.
Tek fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohë-formimi saj ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane.
Dardanët
Po sjell disa të dhëna ku kam kryer hulumtime:G. Novak Enciklopedia e “lashtë (1966)shkruan: Ulpiana. – Qendra romake afër Lipjanit sot dhe Gračéanica manastir në Prishtinës mbi Kosovën fushë (Jugosllavia pllajë në kufirin me Shqipërinë).Shkatërruar nga zjarri, Justiniani e ka rindërtuar dhe e quajti Iustiniana Secunda në Gračnica dhe rrethinat e saj janë gjetur mbishkrime dhe palët tjera ruhen në kishën e Graçanicës. Pranë Graçanicë u zbuluan rrënojat edhe gjera që tregojnë vendin ku ai ishte dikur Ulpiana dhe më vonë Iustiniana Secunda.
-Viale Vittorio në enciklopedia italiane shkruan:Dardani (Δαρδανεῖς, Δαρδάνιοι, Δάρδανοι, Daraăni). Njerëzit më klasike ilire që u ndahen kufijtë veriorë të Maqedonisë. Më saktësisht, Dardani zënë dy bankat e sipërme kurse dell’Axius (Vardar) dhe Marava, afërsisht në mes të headëaters e Timacus (Timok) në veri-lindje, si dhe ato të Dricon (Drin), në jug-perëndim. Sovrappostisi ndoshta një popullsi e vjetër, e skllavëruar, dardanët u ndanë në shumë fise, ndër të cilat më kryesore janë të njohura nga Straboni kryesore: ato të Galabrii dhe Thunatae. Dardanët ishin banorët më të hershëm të Kosovës së sotme.
-Etimologjia e fjalës dardan-shkruan, MA.Sc.Qazim Namani- rrjedhë nga gjuha indoevropiane dardj-a, në gjuhën shqipe dardha (vend i dardhave).[2] Fjala darda është fjalë shqipe që do të thotë dardhë, në trajtën dardan-os del se është sufiks pellazgjik,
mbretëria e dardanisë.
-Të parët e tij quheshin ilirë. Thotë prof I.Kelemendi,Këta qenë ndër arianët më të parë që patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri. Fiset ilire: Ilirët kanë qenë të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera. Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin. Ndër fiset e Ilirvet,ma i madhi qe fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në Nish dhe në Jug,në Vardarin e Sipërm deri në afrësinat e Manastirit. Kryeqyteti i Dardhanis ishte Shkupi i cili quhej atehere Skupi(Scupi).Vehej në dukje bukuria e gravet të tyre. Edhe sot ka mbete në Kosovë e në vende të tjera,kur duen të ekzaltojnë bukurinë e ndoji femre thonë:”Qenka si Dardhane”.
Ulpiana, dhe pozita gjeostrategjike
Ulpiana, e shquar edhe për pozitën gjeostrategjike, për herë të parë përmendet nga Ptolomeu në shekullin II. Lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës është pa mëdyshje njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik ,thotë guida arkeologjike e Kosovës. Mirëpo në Ulpianë sipas studiuesve jeta këtu ka filluar më herët dhe gjurmët të shpien në periudhat parahistorike të hekurit dhe bronxi ose e njohur ndryshe si lashtësia dardane. Çfarë sollën pushtimet romake ?Kjo pyetje që ngrihet për origjinën e saj saktëson edhe mjaft teza se Ulpiana është një vazhdimësi e qytetërimeve ilir kryesisht në Kosovë.
Luftërat me Romen
Dardhanet përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e romakvet asht e ndigjueme thotë prof I.Kelmendi. Luftërat me Romen: Në vjetin 228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri,që sundohej asi kohe në pjesë të madhe prej mbretëreshës Teuta. Lufta nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj. Më 168 pr.Kr. konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë,për të stolisur kthimin e tij trimfal. Mbas këtij suksesi Ilira u shpall provincë e Romes. Por në realitet lufta nuk pushoi aspak. Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje. Sa pushonte a shtypej në njanën fishkullonte në tjetrën thotë prof I.Kelmendi,
Ulpiana mes Romës dhe Konstandinopojës
Të dhënat flasin se kjo qendër bëhet e rëndësishme gjatë periudhës së pushtimit romak. Ka një arsye të gjetur për rëndësinë e saj .Ulpiana gjendej mes Romës dhe Konstandinopojës. Përmendet edhe fakti, që Ulpiana është një kryqëzim pra një pikë ku priten në mes për rrugët që përshkonin nga detet drejt steres, pra nga Adriatiku në Egje,në detin e Zi,apo një nyje që takohej pranë Ulpianës Via Lissus¬Naissus dhe Scupit, Duke ndjekur vijeshmërin e këtij siti arkeologjik, thuhet se themelimi i saj pra ,që u njoh si qendër komunë Municipium Ulpianum besohet të ketë qenë viti vitin 169 e.s. Arritje për këtë sit duhen cilësuar kohët mes shekujt e III dhe IV të e.s. ku zhvillimi i Ulpianës arrit kulminacionet e saj. Kjo pasqyrohet në fushat prioritare ,ekonomi ,kulturë,zhvillim urban .Zbulimet kanë gjetur objekte të cilat kanë funksionuar si rrugë,ujësjellës,godina publike. Nga një befasi që mund të zbulohet është se gjatë sundimit të perandorit Justinian në shekullin VI, kohë kjo kur Ulpiana riemërohet në Justiniana Secunda.
Të dhëna për qytetin janë Ulpiana janë:Ulpiana rrethuar me mure deri në 3m dhe me nga dy kulla çdo 27,5 m ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Sipërfaqe prej 35, 5 ha.
Emërtimet që shënojnë Ulpianën
Gjenden disa emërtime të tilla kur flitet për Ulpianën sidomos për kohë-themelimin e saj.
“Ulpiana është një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Mirëpo kjo tezë nuk mund të pranohet në këtë mënyrë pasi dëshmitë arkeologjike vërtetojnë një kohë themelimi të sajën para romake. Është i vërtetë fakti, që pushtimet romake sollën zhvillime në disa fusha duke kryer transformime të mëdha. Këto zhvillime vrehen në të gjitha trojet dardane, por identifikohet Ulpiana si qendër e zhvilluar dhe më e përparuar. Ajo, që kërkon saktësim është se në kohën e perandorit Trajan fitoi statusin e qytetit. Një nga të dhënat interesante është fakti se në mesin e shek. II në Ulpianë nga administratori dardan Licin ishin flijuar Flori dhe Lauri, dy martirët e përhapjes së krishterimit.
Paganizmi,thotë prof I.Kelemendi,Besojshin në shumë perëndi: Medaurus, Binaus,Latra,Seutona etj. Kristainizmi tek ilirët përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët,ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus.Ne shekullin e V-VI,Durrësi dhe Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri Mbas tyre vinte Shkodra,Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë.Të dhëna të tjera për krishterimin në Iliri gjejmë tek Ëikipedia ku thuhet se :Krishterimi në Shqipëri është ngritur mbi një bazë apostolike. Pozita gjeografike e saj e bën këtë të pashmangshme. Ungjilli i krishterë u fut për herë të parë në Evropë nga apostulli Pal në Filipe të Maqedonisë.(41) Pastaj, duke udhëtuar drejt perëndimit, përmes rrugës Egnatia, ai predikoi në Selanik, qyteti më i madh në atë rrugë. Më vonë, ai u bë qendra nga ku krishterimi rrezatoi mbi Athinë e Korint, si edhe mbi provincën e Ilirikut. Është interesant fakti se si udhëtimet e Palit ndiqnin besnikërisht rrugët romake dhe se si përgjatë tyre shtohej zinxhiri i bashkësive të hershme. Me të vërtetë, një udhëtim prej 270 km nëpër rrugën Egnatia, nga Selaniku drejt perëndimit, do të depërtonte deri në zemrën e Shqipërisë. Pikërisht këtë rrugë ndoqi apostulli Pal. Gjatë udhëtimit të tij të tretë, rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkësisë së krishterë të Romës se “që nga Jeruzalemi e përqark në Ilirik u kam predikuar të gjithëve ungjillin e Krishtit.”(42) Parafjala greke “në”(Ilirik) është e dykuptimtë, pasi nënkupton një përdorim përjashtues ose përfshirës.(43) Pali nuk u shpreh qartë nëse ai e kishte çuar ungjillin e krishterë deri në kufirin ilir apo nëse ishte futur me të edhe në provincë.
Edi Shkriu shkruan: Krishterimi në Dardani nisi të përhapet herët dhe u bë fe zyrtare nga shekulli IV si dhe në gjithë perandorinë romake. Dardania në përgjithësi u bë edhe udhëkryq i përplasjes së doktrinave kishtare, të asaj lindore dhe perëndimore, nga të cilat pas shekullit XI u krijua trashëgimia kulturore katolike dhe ortodokse e banorëve të Kosovës. Gjurmët e kishave të shumta dhe toponimet, si janë Lisi i popit apo Lisi i priftit, i dëshmojnë këto ndarjedhe, mes tjerash, edhe manifestimi i Shën Gjergjit sipas kalendarit katolik apo ortodoks, ky i fundit i manifestuar edhe nga banorët shqiptarë të besimit islam.
Kategoria e mbrojtjes: kombëtare
Ulpiana i është dhënë statusi kombëtar arkeologjik faqe në vitin 1955, nën Rezolutën nr
vEK21/55, i cili siguron një nivel të kategorisë së Mbrojtjes .
Të dhëna të tjera për Ulpianën janë:Ulpiana / Iustiniana Secunda zë një pozicion të imponuar brenda piktoresk rrethinat e maleve të ulëta për Lindjen e (zona minerare) dhe të mrekullueshme horizonti drejt fushave Kosovës. Kërkimore arkeologjike, si dhe zbulimi i një amfiteatër dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme, i jep një potencial të madh për të përdorur për arsimin e trashëgimisë dhe respektit të ndërsjellë të njerëzve lokale, veprimtaritë kulturore, rekreative, dhe ekonomia turistike të zhvillimit.
Kompleksi arkeologjik Ulpiana është i përbërë nga:
Nekropoli 1) kala / Castrum 2) Qyteti, 3) Nekropoli Veriore, 4) perëndimore, 5)Southern Nekropoli 6) Tuma Arat e Cerkezit (Čerkesko Polje) dhe 7) TumaCernica.Shkalla e arkeologjike (më shumë se 35 ha) është vetëm pjesërisht gërmohet (2%). Gërmimet arkeologjike filluan në 1954 dhe periodikisht vazhduan deri në vitin 1997.