Basha për deputeten Halilaj: “Turp,m’i sollën aleatët”

I pyetur se si ndihet kur shikon që i ka zënë vendin dikush që nuk di të shkrujaë dhe të lexojë, Basha u shreh se ajo ka dalë nga fundi i listave.

Kryetari i Partisë Demokratike ka komentuar deputeten Majlinda Halilajn që i zuri vendin në Kuvend pas djegies së mandateve të opozitës.

Në një intervistë për “News 24”, Basha u shpreh se kjo është një sëmundje e sistemit.

I pyetur se si ndihet kur shikon që i ka zënë vendin dikush që nuk di të shkrujaë dhe të lexojë, Basha u shreh se ajo ka dalë nga fundi i listave.

Kreu i opozitës shtoi më tej se shumica e deputetëve kanë dalë nga fundi i listave dhe janë sjellë nga aleatët, jo nga vetë PD-ja.
Pyetje: Si ndiheni ju kur shikoni se sot në vendin tuaj janë ulur disa deputetë, të cilët është parë se nuk dinë të lexojnë e të shkruajnë, kur këta deputetë kanë dalë nga lista juaj, pra ju i keni firmosur?

Lulzim Basha: E para e punës, është një sëmundje e sistemit. Duhet të keni parasysh që këta, si rregull, kanë ardhur nga fundi i listave, ku, me thënë të drejtën, edhe vëmendja e propozuesve të emrave ka qenë më e reduktuar. Një pjesë e mirë kanë ardhur nga listat e partive të vogla aleate, nuk kanë ardhur si propozim i PD, por të aleatëve shumë të vegjël, që e kërkonin këtë si një afishim nominal të partisë dhe të logos së partisë. Dhe e gjitha kjo ka ndodhur në njëproces për më pak se pesë ditësh. Megjithatë, asnjëra prej këtyre nuk është justifikim. Është një shans për reflektim dhe për ndryshim që kjo të mos përsëritet më kurrë.

Deputetja Majlinda Halilaj mori vëmendjen e mediave pasi gjatë seancës plenare nuk mundi të lexonte ato që kishte shkruar vetë. Në një status në rrjetet sociale, Halilaj u justifikua se atë ditë kishte probleme me sytë, teksa ranë në sy gabimet drejtshkrimore.

Loading...