Gafa e Rudinës merr “dhenë”, ngatërron Mid’hat Frashërin me Mit’hat Havarin që është gjallë

Një video e Rudina Xhungës po qarkullon së fundmi në rrjet pasi gazetarja ngatërroi në mënyrë të vazhdueshme Mid’hat Frashërin me Mit’hat Havarin.

Edhe pse temë e emisionit për atë puntatë ishte kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, Rudina vazhdoi ta ngatërronte emrin e tij.

Xhunga ka thënë, ndër të tjera, se Mit’hat Havari u varros me nderime, edhe pse ai është gjallë.

Ajo thotë:

“Është normale që të kthehet në Atdhe, është normale që të kthehet në shtëpi Mit’hat Havari dhe të plotësohet amaneti i fundit..”

Loading...