Historia e saj e transmetuar në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” tronditi opinionin publik dhe u shpërnda rrufeshëm nëpër rrjetet sociale nga dhjetëra portale të premten e kaluar.
Gruaja nga Fieri me tumor është vizituar në spital. Tashmë ajo është në pritje të përgjigjeve të analizave. Por situata është e vështirë, pasi ajo nuk ka pasur një ndjekje te rregullt shëndetësore.
“Po bëj 12 vit me vuajtje. Më shumë pa bukë, se me bukë. Barkun me bukë s’ia ngopa dot fëmijëve. Dua që të paktën ata të kenë një strehë”, tregon Lavdija mes lotësh.
HISTORIA E PUBLIKUAR TE PREMTEN E KALUAR NE “SHQIPTARET PER SHQIPTARET”
Historia e saj është tepër e dhimbshme, për shkak të va.rfërisë e të ftohtit ka humbur një fëmije, djalin e vetëm. “Kam tumor shkoja në Tiranë e digjja me rreze, por tani nuk kam më para nuk shkoj më. E dija që kisha tumor por nuk tregoja, më ra të fikët.
Më thotë vajza nëse ikën ti mami kush do na japi bukë në? Kush do na lajë? Më pyesnin përse i pret flokët. I lutem Zotit të më lejë të rris të voglën. Kam frikë vetëm për këto. Komshinjtë më kanë mbajtur, ka qenë si një nënë për mua. Fqinja kujdesej për fëmijët. Njëra më dha 5 mijë lekë për një javë e kam shtyrë. Një natë më tha vajza për temperaturë më tha dua të ha.
Kisha 100 lekë i mora një çokollatë pastaj piu ujë me sheqer e zuri gjumi. Fëmija i parë më vdiq nga lagështira pa i bërë një vjeç.
Më përpara jetoja në Patoz në gjendje të vështirë, kam 11 vjet që jetoj vetëm me qira. Në Ballsh hyjmë në borxh por na nxori pronari jashtë. Këtu kemi fjetur në tokë por këto na i ka dhënë komshija. Qëkur humba djalin nuk kthehem dot tek kjo banesë, kam kujtime të vështira, vetëm vuajtje, ruaj prej tij një palë çorape, nuk kisha as para t’i bëja një foto kujtim djalit.
Kur dha shpirt më nguli thonjtë vetëm këtë shenjë kam kujtim. Unë nuk dua jetë më”, -thotë Lavdija për djalin që ka humbur.
Tre vajzat e vogla i kërkojnë bukë, ajo përveç shpirtit nuk ka çfarë t’u ofrojë më shumë. “Barkun me bukë nuk ua ngop dot por të paktën t’i strehoj vajzat e vogla. Ju lute më ndihmoni të strehoj fëmijët. Asnjë nuk dua për veten tim. Edhe tre ditë kanë qëndruar pa futur gjë në gojë. Qanin një mbrëmje për bukë.
Të madhes i kishte rënë të fikët një ditë, është tmerr thashë po i lë fëmijët rrugëve. Vetëm buka mos tu mungojë, edhe bukën që u jep ua jep me kursim.
Shpirti më dhemb por nuk kam çfarë të bëj më”, -shprehet ajo e përlotur.
Elvisi Naçi tha në fund të emisionit se ka marrë përsipër jo vetëm shtëpinë por edhe kurimin e saj pasi Lavdija ka nevoje që të rrisë vajzat e mitura. BW