Pas takimit që zgjati disa orë me radhë me kryeministrin Rama, kreu i Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti ka mbledhur në një takim gazetarë dhe analistë të mediave në Shqipëri.
Kurti ka zgjedhur që të ulet në një nga lokalet e Tiranës me analistët Armand Shkullaku, Andi Bushati, Fatos Lubonja e Andi Bejtja nga Shqipëria e Arbër Zaimi, Liburn Aliu e Boiken Abazi të stafit të vet, ku duket se kanë diskuatuar mbi atë çka e pret Kosovën me qeverinë e re.
Në foton e postuar nga vetë të pranishmit në tryezë shihet se ata e kanë shkelur paksa ligjin, pasi kanë konsumuar cigare, pavarësisht se nuk lejohet në ambientet e brendshme.
Po me siguri që në nivele të tilla diskutimesh, edhe pronarët e lokaleve e mbajnë një sy të mbyllur…