Ngjarje e pazakontë – Harxhon me prostituta paratë e mbledhura për kurimin e djalit,vogëlushi humb jetën

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Brazil, ku pas vdekjes së të birit 2-vjeçar, i ati ka vendosur të shpenzojë të gjitha lekët me prostituta.

Mediet e huaja raportojnë se vogëlushi vuante nga një sëmundje e rrallë, nga e cila nuk mund të mbijetojë.

Prindërit e tij kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mbledhur para, pasi djalit i duheshin 90 mijë dollarë për një dozë ilaçi, që ndalonte avancimin e atrofisë së muskujve të shpinës.

Qytetarët arritën të mblidhnin plot 250 mijë dollarë për vogëlushin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Por, pas mbledhjes së kësaj shume, babai kishte braktisur familjen, duke i thënë gruas se po largohej për një lloj trajnimi.

Paratë e djalit mbaheshin në katër llogari të ndryshme, dhe babai kishte akses te dy prej tyre. Mamaja vuri re lëvizje të parave dhe nisi të ketë dyshime.

Policia nisi hetimin dhe e gjeti babanë duke bërë jetë luksi në një hotel të shtrenjtë. Ishte i veshur me rroba stilistësh, orë të shtrenjta, dhe kishte shpenzuar 150 mijë dollarë nga paratë e djalit me drogë, alkool e prostituta. Babai u arrestua në korrik të këtij viti, ndërsa fëmija e humbi jetën më 17 tetor.

Loading...