Pagoi 30 000 paund për të shkuar në Angli – “Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”

Pham Thi Tra My dyshohet se nuk është e vetmja vietnameze mes 39 viktimave të kamionit të vdekjes që tronditi botën tre ditë më parë.

Ndërkohë që hetimet vijojnë, policia britanike dyshon se bashkë me të janë edhe pesë vietnamezë të tjerë mes të vdekurve që u gjetën të ngrirë në kamionin frigorifer.

Mediat britanike raportojnë se është një numër i madh familjesh që ndodhen në ankth për të afërmit të tyre pasi ishin nisur për të shkuar në Angli.

Një ditë më parë u publikuan mesazhet e 26 vjeçares ndaj nënës teksa i thoshte se ishte duke vdekur për shkak se nuk merrte dot frymë.

“Mami më vjen keq. Udhëtimi im nuk përfundoi me sukses. Jam duke vdekur, pasi nuk marr dot frymë”, i shkruan ajo ndër të tjera të ëmes.

Të afërmit tregojnë se ajo pagoi 30 000 paund për një jetë më të mirë në Angli, ndërsa ka dyshime të forta se gjendet mes viktimave.

Policia britanike gjeti 39 viktimë në kamionin frigorifer, për të cilët tha se ishin me origjinë nga Kina. Megjithatë duhet të përfundojë identifikimi i plotë i viktimave për të patur një panoramë më të qartë të origjinës së tyre.

Deri më tani janë arrestuar dy persona për këtë tragjedi, ndërsa është shpallur në kërkim 26 vjeçari që drejtonte kamionin. /abcnews

Loading...