Para konsullatës serbe, komunitetet shqiptaro-amerikane, boshnjako-amerikane dhe ato kroate do të kërkojnë drejtësi për 70 mijë viktimat e dhunës seksuale, duke i bërë thirrje Serbisë për të identifikuar kryerësit e krimeve të tmerrshme.
Në Amerikë të martën do të bëhet thirrje për të dënuar kriminelët, të cilën dhunuan me mijëra gra e burra, të cilët ende nuk kanë marrë dënimin e merituar nga instancat ndërkombëtare.
Vuajtjet që ia sollën kriminelët serbë në moshën 16 vjeçare, po e përcjellin Vasfije Krasniqi Goodman, edhe pas 20 vitesh.
Për këtë, ‘ambasadorja e guximit’, bënë thirrje që Serbia të dënohet për krimet që ka bërë në Kosovë.
Ilir Bytyqi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, për KosovaPress, thotë se fondacioni “Familja Bytyqi”, do t’i bashkohet këtij tubimi për të kërkuar drejtësi.
Për torturën që e përjetoi shoqja e tij, Vasfija, ai thotë se nuk do të lejohet injorimi, dhe se drejtësia do të vihet në vend. Ndryshe, masakrat e gjenocidi i kryer nga regjimi serb në Kosovë, Bosnjë e Kroaci, njihet si nga më e madhja pas luftës së dytë botërore.
Pavarësisht kësaj, shumica e kryerësve e madje edhe urdhërdhënësve, nuk janë ndëshkuar për këtë krim. Si shkak i kësaj, të martën nga ora 11:00 para konsullatës serbe në New York organizata e grave Shqiptaro-Amerikane do të protestojnë duke kërkuar drejtësi.