“Në vendin tim e në vendin tënd,Një i çmendur, një vend e çmend” – Poezi nga Dritëro Agolli

Dritëro Agolli

Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend

Loading...