Propozim live për martesë

Në një udhëtim në Spanjë, një vit më parë, Lindi Islami i propozoi për fejesë këngëtares Venera Lumani.

Propozimit romantik të partnerit, Venera i tha “po”, megjithatë ata ende nuk kanë zhvilluar një ceremoi zyrtare.

Venera ka treguar më herët se familjet e tyre nuk kanë pasur mundësi të takohen, prandaj ajo edhe është shtyrë.

Fejesës duket se nuk po i kushtohet më rëndësi dhe pyetja më e madhe është “Kur do të martohen?”.

Kjo pyetje i është bërë edhe sot këngëtares në “Shiko kush luan”. Me ndihmën e Lindit, Venera ka dhënë edhe përgjigjen.

Lindi i është ulur në gjunjë duke i propozuar për herë të dytë dhe Venera u përgjigj: “Kur do bëhet dasma e di Lindi sepse ai i ka lekët”.

Ai tregoi se dasmën do e zhvillojnë pasi të këndojnë edhe pak që të bëjnë lekët.

Loading...