Diten e sotme qe nga mesnata ka ndodhur ndryshimi i ores duke mberritur koha dimerore.
Ndryshimi i orës të dielën e fundit të muajit tetor është kalimi ne stinen e dimrit. Në orën 03:00 të së dielës, akrepat u kthyen mbrapsht me 60 minuta duke na bërë të fitojmë 1 orë më shumë gjumë, por në këmbim do të errësohet më shpejt.
Sipas specialisteve, zhvendosja e akrepit të orës mund të krijojë vështirësi të ndryshme, veçanërisht për më të ndjeshmit, të cilët do të hasin probleme në përshtatje.
Ekspertët ndërkombëtarë, tregojnë se edhe pse bëhet fjalë për një ndryshim minimal me 60 minuta, fiziku i njerëzve kërkon mesatarisht një javë për t’u përshtatur.
E gjitha varet nga ora jonë biologjike, që lidhet me ritmet cirkiane, të cilat gjenden në vështirësi kur ndodhin ndryshime të papritura si kalimi nga ora verore në atë dimërore. Simptomat më të zakonshme janë lodhja, nervozizmi dhe humbja e përqendrimit dhe produktiviteti në punë.
Nenomeni i ndryshimit të orës mund të përfundojë njëherë e mirë, të paktën në Europë pasi sipas Parlamentit Europian, shtetet e BE-së nuk do të ndryshojnë më akrepat duke nisur nga viti 2021.