Ushqimi qe njihet qe ne lashtesi,sallate verore me…

Hikerra ose gruri hikerror, eshte nje ushqim qe njihet qe ne lashtesi, por kohet e fundit po i kushtohet me shume rendesi sidomos nga ata qe ndjekin nje diete vegjetariane ose vegane.

Farat e tij ngjyre kafe e erret, klasifikohen midis dritherave dhe bishtajoreve, por anojne me shume nga dritherat per shkak te vlerave ushqyese qe kane.
Gruri hikerror nuk permban gluten, karakteristike qe e ben perfekt per konsum nga personat celiak (ata qe nuk e tresin glutenin).
100gr hikerr permban rreth 300 kalori nga te cilat 75% karbohidrate, 15% proteina dhe 10% yndyrna. Eshte e pasur me kalium, fosfor, hekur, kalcium dhe magnez si dhe me vitamina B1, B2, B3, B5, B6 dhe E.
Sot do tju tregoj si te pergatisni nje sallate verore me hikerr, e cila eshte nje shperthim shijesh ne goje! Perveç se e bukur ne pamje, ka edhe plot vlera ushqyese dhe pak kalori.

Perberesit

150gr hikerr (1 gote)
2 duar rukola te lare the thare (50gr)
1 dore arra, te pjekura (50gr)
1 dore boronica (100gr)
2 nektarina, te ndare ne feta
1/2 tufe mente
kripe
vaj ulliri ekstra te virgjer
lengun e nje limoni ose limoni jeshil (lime)
1 luge gjelle uthull molle
Si te pergatisim sallaten verore me grurin hikerror

Si fillim, shplajme shume mire grurin hikerror nen uje te ftohte te rrjedhshem derisa uji te rezultoje plotesisht i paster. Pas kesaj, e vendosim ne nje ene me uje te ftohte dhe e leme te zbutet gjithe naten. Per te lehtesuar kete proçes, shtojme edhe nje luge gjelle uthull molle.

Ne kete moment, hikerra eshte zbutur dhe eshte gati per tu gatuar. E shplajme shume mire dhe e ziejme ne nje tenxhere me uje te vluar per 3-5 minuta. E kullojme dhe e kalojme menjehere nen uje te ftohte. E leme te kulloje nderkohe qe pergatisim sallaten.

Ne nje pjate ose pjatance, vendosim ne fillim rukolen e lare dhe te thare, gjethet e mentes dhe siper tyre hikerren te cilen e shtrydhim pak me dore. Shtojme boronicat e fresketa, fetat e nektarinave, arrat e pjekura dhe e sperkasim me pak kripe, vaj ulliri ekstra te virgjer dhe lengun e limonit.

Loading...