Ngjarja sensacionale e Kavajës me të cilën janë të njohur tashmë shqiptarët që nga Konispoli deri në Vermosh, ku 4 burra u përl.eshën me njëri-tjetrin në apartamentin e një parukiereje, e më pas njëri ngeli i vr.arë, tashmë është e njohur.
Personazhet e historisë janë po ashtu të njohur; Marsida Qatja, Bledar Toçi, Dritan Haxholli (viktima). Është ky trekëndësh që nga intervista e të shtunës, ku Marsida Qatja rrëfeu se ka qenë pjesë e një rrjeti tr.afiku dr.oge, po del më i fortë edhe se trekëndëshi i Bermudës!
Dosja.al raportoi që prej ditëve të para, se grupi i cili u gjend në apartamentin duplex të Marsida Qatjas në Kavajë ishte vënë në përgjim prej së paku 4 muajsh dhe se ndaj tyre do të zhvillohej edhe një operacion për arr.estimin e tyre, por që vr.asja… pr.ishi planet e policisë. Pas artikullit të botuar nga Dosja.al në rrjetet sociale, qytetarë nisën të dërgojnë materiale video+foto, ku jepnin të dhëna lidhur me vi.ktimën dhe autorin, që e çoi historinë në një tjetër rrjedhë.
E tashmë, ngjarja e 10 tetorit në Kavajë nuk është më as rozë e as ba.nale. Nuk kemi të bëjmë më me një vajzë qejflie që merr në shtëpi disa meshkuj për të pirë k.okainë dhe një ish të dashur xheloz, por në një rrjet të strukturuar të tr.afikut të dr.ogës në qytetin e Durrësit, dhe zonën bregdetare të Adriatikut. Më 26 tetor, në një intervistë për Tirana News, Marsida Qatja tregoi atë që Dosja e parashtroi që prej ditës së parë.
“Mora para se mby.lla gojën dhe mbrojta individë, isha pjesë e tr.afikut të d.rogës”-ishte ky mesazhi i Marsida Qatjas, që siç mësoi më vonë Dosja.al, ishte dhënë në një bisedë telefonike miqësore, të cilën Qatja nuk priste se do të bëhej e gjitha publike. Me publikimin e intervistës, nisën edhe sugjerimet për fshirjen e artikullit, se gjoja Qatja nuk e ka dhënë këtë intervistë, por edhe ky informacion rezultoi një gënjeshtër.
Dosja.al u interesua dhe arriti të mësojë se Tirana News e ka edhe të regjistruar bisedën me parukieren 30-vjeçare, e cila po hetohet për moska.llëzim kr.imi. Por çfarë tha Marsida Qatja më 26 shtator?
“Nuk mund t’i tregoj personat që mi kanë dhënë. (20 milionë lekët). Me ka dhënë bashkia më kanë dhënë edhe kështu individë. Jo, Jo. Janë individ që janë tamam për dëmshpërblim, që janë mbrojt nga unë, që kam mor fjalët përsipër, patjetër se po të kisha nxjerrë unë të vërtetën do ishin i grup në b.urg. Po, jo unë nuk i kam nxjerrë vet, po që ato e dhanë në mënyrë mirënjohjeje,”-tregon Marsida.
E këtu historia kalon nga divani duplex ku qëndronte e hapur k.okaina, në zyrat e shtetit shqiptar, që përveç vje.dhjes së fletëve të formatit A4 në sistem kapilar, nuk arrin të qullosë më tej. Marsida Qatja thotë se ka marrë para nga Bashkia Kavajë…. Por për çfarë arsyeje? Marsida Qatja është shpërblyer nga shteti sepse ka tr.afikuar d.rogë?
Edhe ky është një pohim i vetë “vi.ktimës”, e cila pohon se ka qenë pjesë e grupit bashkë me burrin që është d.ënuar në Gjermani pasi është kapur me 6 kilogram ko.kainë.
“Ata kanë pasur debate e tyre. Besoj se po, (për t.rafik dr.oge), se ça tjetër do kishin. Unë kam qenë në dijeni, unë kam punuar vetë me ta. Po, po edhe burri im prandaj s’ka prish asnjë lloj kontakti me mua se i di punët që u boshin. Po të kishte qenë një lidhje dashurie nuk u shprehte burri im kaq ëmbël me mua. Burri im është në dijeni të vërtetës. Po, po burri im është i d.ënuar për 6 kile ko.kainë.”-thotë Marsida Qatja, dhe këtu shteti pushon së ekzistuari në çdo qelizë.
Prokuroria shqiptare bashkë me Bashkinë e Kavajës, janë bërë palë në mbrojtjen e një t.rafikanteje dr.oge, e cila ka edhe guximin të tregojë shkaqet e vërteta të ngjarjes, e të sfidojë shtetin se asnjë gjëmbë nuk i hyn në këmbë, (siç edhe nuk i hyri, pas publikimit të intervistës).
Kemi shumë pyetje për ngjarjen, por një pyetje naive që me siguri e bën edhe roja tek dera e prokurorisë (por jo prokurori), kë mbrojti Marsida Qatja?
Kush janë këta individë që kanë shpërblyer Marsidën me 20 milionë lekë për të treguar një version historie si ai që rrëfeu (Dritani më përndiqte, unë se doja).? Kush janë këta individë që kanë arritur të kenë kaq ndikim sa të sigurojnë mbrojtje për Marsida Qatjan dhe të mos lejojnë arr.estimin e saj, si pjesë e t.rafikut të dr.ogës?
Kush e detyroi bashkinë e Kavajës të ndihmojë Marsida Qatjan? Kush ia vuri statusin “vi.ktimë”, Marsidës, e cila kurrë se denoncoi për përndjekje shokun e saj, Dritanin? Këto janë pyetje, të cilat nuk presin zbardhje nga shteti shqiptar.
Jo, sot presim që “naiviteti” i Marsida Qatjas, gocës që e njeh gjithë Kavaja, të na tregojë edhe më tej, se ku e kemi shtetin, policinë, bashkinë, dhe Prokurorinë.
Një sërë institucionesh që janë nën shërbimin e një tr.afikanteje, dhe një grupi tr.afiku që mbulohen nga invididë të tjerë, që për respekt të sjellin tek shtëpia një zarf me 20 milionë lekë,,, se ku i dihet,,, t’i kesh!