Valbona Selimllari i është bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Tetori Rozë” për rritjen e ndërgjegjësimit për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit.
Në mesazhin e saj sensibilizues ajo shprehet se femrat duhet të njohin faktet që kjo sëmundje vret, por nëse kapet në kohë shpëton jetë.
“Femrat duhet të dinë faktet dhe faktet tregojnë se një në 8 gra rrezikon të preket nga kanceri i gjirit. Nëse ajo kapet në kohë shanset për të shpëtuar janë të shumta. Ndaj jepini kohë vetes për të kryer një kontroll rutinë i cili do t’ju shpëtonte jetën”, shprehet Selimllari.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë sensibilizuese me aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave për të kryer kontrollin e gjirit, për të parandaluar në kohë sëmundjen. /atsh