Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes një video informimi, ftoi të gjithë fermerët dhe sipërmarrësit që përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) të investojnë në bujqësi, blegtori dhe turizëm rural, me standarde europiane, si mundësia më e mirë për rritjen e të ardhurave ekonomike.
“Diell, ajër, ujë, tokë dhe shumë punë, janë këto elementët me të cilët ushqehet jeta dhe Programi IPARD është mbështetja e duhur për të zhvilluar biznesin rural, më shpejt e më mirë. Bëni kujdes me plotësimin e aplikimit, duke ndjekur udhëzimin përkatës në faqen zyrtare të AZHBR-së për të aplikuar nga data 30 tetor deri më 16 dhjetor 2019”- shprehet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
IPARD është mbështetja e duhur për të zhvilluar më shpejt dhe më mirë, investimet në asete fizike në fermat bujqësore, për përpunimin tregtimin e prodhimeve bujqësore, të peshkimit dhe diversifikimin e fermave blegtorale./atsh