Tetori i librit, tituj të rinj për nxënësit e Drashovicës

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës “Tetori i Librit”, po vijon me aktivitete në shkollat e qarkut Vlorë.

Nën moton “Lexo Shqip”, specialistë të trashëgimisë kulturore pranë DRKK Vlorë, ishin me nxënës të shkollës “Haki Bylyshi” në Drashovicë të cilave iu dhuruan mbi 30 tituj librash të autorëve të ndryshëm shqiptarë, nga bibliotekat personale të poetëve Hiqmet Mehmetaj dhe Sejmen Gjokoli të cilët ishin të pranishëm në këtë aktivitet.

Veç të tjerave nxënësve të kësaj shkolle, të cilët lexuan dhe recituan pjesë dhe poezi nga autorë shqiptarë, morën dhuratë të nënshkruar botimet e fundit të autorëve të pranishëm.

Nën moton “Lexo shqip!”, Ministria e Kulturës nisi më 2 tetor një fushatë për leximin, të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, e cila synon të nxisë drejt leximit, brezin e ri./atsh

Loading...