Në bashkinë e Urës Vajgurore, “Festa e Vreshtit” po kthehet në një traditë të rëndësishme për qytetin ku qytetarët bëhen bashkë për të provuar prodhimet tradicionale të zonës por edhe për të zhvilluar dhe ndjekur aktivitetet kulturore ku muzika dhe atmosfera festive nuk mungojnë.
“Një tjetër festë po kthehet në traditë të rëndësishme për qytetin tonë, duke i dhënë jetë pedonales me produktet e nënproduktet e vreshtarisë.
Aktivitetet kulturore, muzika, prodhimet artizanale dhe atmosfera festive ishin panorama e këtij eventi fantastik”, – shprehet Juljana Memaj, kryetare e bashkisë së urës Vajgurore.
Ky aktivitet zhvillohet për të reklamuar dhe promovuar produktet tipike lokale. Prodhimi i verës së bashku me vreshtarinë janë disa nga traditat dhe zakonet e shumta të jetës së përditshme të qytetit. /atsh