Horoskopi – Ja çfarë kanë rezervuar yjet

Dashi: Mund të ndjeheni të dëshpëruar ditën e sotme, për shkak të mbilodhjes që keni akumuluar në punë. Megjithatë, qëndroni të qetë, pasi kjo ndjenjë nuk do të zgjasë shumë. Mund të ketë një përmirësim të gjendjes tuaj nga mbrëmja, falë ndikimit pozitiv të Marsit dhe Jupiterit. Përpiquni të rikuperoni energjitë fizike dhe mendore. Në fundjavë mund të ketë disa zhvillime interesante në punë, dashuri, ose aspektin financiar.

Demi: Kjo e mëkurë do të jetë një ditë mjaft pozitive, prej së cilës duhet të përfitoni maksimalisht. Do të keni përmirësime të ndjeshme në aspektin sentimental, ku ditët në vijim pritet të vendosen sërish ekuilibrat mes jush dhe partnerit/partneres tuaj. Nëse jeni beqarë, duhet të tregoheni të kujdesshëm me njohjet e reja. Këshilloheni të mos merrni vendime të nxituara. Ndonjëherë është më mirë të prisni momentin e duhur. Kjo ditë pozitive për ju do të pasqyrohet edhe në punë, ku nuk do të keni asnjë pengesë apo zhvillim të papritur.

Binjakët: Kjo javë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë, por mos u shqetësoni sepse gjithçka do të përmirësohet para fundjavës. Mundohuni të largoni pesimizmin nga vetja dhe kjo gjë do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë. Gjithashtu përpiquni të vlerësoni dobitë dhe pasojat e çdo veprimi që kryeni. Përgatituni për një surprizë të këndshme në dashuri, veçanërisht nëse jeni beqarë. Nëse aspektin profesional, këshilloheni të shprehni idetë tuaja për projektet e ardhshme, pasi mprehtësia juaj i nevojitet kompanisë ku punoni. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë edhe për rritjen tuaj të mëtejshme profesionale.

Gaforrja: Kohët e fundit i keni lënë pas dore ndjenjat. Ata që janë çift, duhet të përpiqen të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj partnerit, por edhe ndaj anëtarëve të tjerë të familjes. Sot është dita e duhur për të sqaruar çdo keqkuptim që keni pasur. Përpiquni të dialogoni dhe të balanconi raportet me ata që ju duan. Mos i bëni njerëzit tuaj të dashur të vuajnë! Takime të mundshme për beqarët, por mos i merrni seriozisht.

Luani: Kjo e mërkurë do të jetë dita më me fat e javës për ju, falë dashurisë së partnerit/partneres, që ju bën të ndjeheni të mbrojtur dhe të vlerësuar. Ndoshta mund të hasni edhe të papritura sot në aspektin profesional, por do të jeni të aftë për t’i kaluar me sukses këto situat. Për më tepër, kolegët u besojnë shumë aftësive tuaj. Kujdes nga lodhja e tepërt dhe gjeni kohë edhe për të pushuar. Mund të takoheni me disa miq të vjetër.

Virgjëresha: Ju pret një ditë nën humorin e duhur, ku mund të jeni skeptikë me veten. Humbja e përqëndrimit do të jetë lehtësisht e dukshme. Bëni kujdes në dashuri, pasi mund të zhgënjeheni. Mos lejoni që dyshimet e ditëve të fundit të rrezikojnë marrëdhëniet tuaja. Përpiquni të gjeni mënyra për t’i diskutuar këto dyshime me partneri/partnerin. Në aspektin profesional, këshilloheni të shpalosni idetë dhe propozimet tuaja pa kurrfarë droje.

Peshorja: Për shkak të angazhimeve të shumta në aspektin profesional, mund ta ndjeni lodhjen, e cila ka gjasa t’ju bëjë të humbisni produktivitetin tuaj. Bëni kujdes nga stresi për shkak të punës. Përpiquni të gjeni kohë për të pushuar. Falë mbështetjes së Venusit, kjo do të jetë dita e duhur për të zgjidhur disa probleme me partnerin/partneren tuaj. Nëse jeni beqarë, trajtojini me seriozitet njohjet e reja, veçanërisht disa persona që ju bëjnë të qeshni gjithmonë.

Akrepi: Keni hyrë në një periudhë të rëndësishme në jetën tuaj. Yjet parashikojnë një sërë ndryshimesh pozitive, veçanërisht në aspektin profesional, të cilat do ta rrisin vetbesimin tuaj. Do të guxoni për të vepruar, pa frikë. Sa i përket aspektit sentimental, harrojeni të kaluarën dhe fokusohuni tek e tashmja. Mund të keni disa tensione në familje, por që do të kalojnë shpejt.

Shigjetari: Falë ndikimit pozitiv të Hënës dhe Venusit, dita e sotme do të jetë e mbushur me pasion. Përfitoni nga kjo periudhë për të “ringjallur” raportin tuaj me partnerin/partneren, veçanërisht nëse keni pasur disa probleme kohët e fundit. Jepini më shumë hapësirë ndjenjave gjatë ditëve të ardhshme, për të rikuperuar plotësisht lidhjen tuaj. Surpriza pritet të ketë edhe për beqarët në dashuri. Në punë, pritet që të merrni disa rezultate të kënaqshme.

Bricjapi: Për shkak të ndikimit negativ të Marsit, kjo ditë pritet të jetë e komplikuar, ku nuk përjashtohen mosmarrëveshjet e mundshme me partnerin/partneren. Tregohuni të kujdesshëm dhe mos e humbni toruan, pasi do të rrezikoni shumë. Përpiquni t’i zgjidhni gjërat me dialog, pa qenë nevoja për zënka. Sa i përket aspektit profesional, mund të ndjeheni të pakënaqur, pasi edhe pse keni punuar shumë, nuk keni arritur rezultatet që dëshironit. Mos u dorëzoni, vazhdoni në të njëjtat ritme dhe suksesi do të trokasë në derën tuaj.

Ujori: Falë ndikimit pozitiv të Venusit, kjo e mërkurë do të jetë një ditë me fat për ju, veçanërisht në dashuri. Planeti i dashurisë do të jetë në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë për të zgjidhjen e problemeve që mund të keni pasur me partnerin/partneren. Gjithashtu Venusi do të favorizojë edhe beqarët, të cilët do të kenë disa mundësi të arta, për t’u njohur me persona të veçantë. Në aspektin profesional, përpiquni të shfaqni gjithë potencialin tuaj, për të bindur kolegët dhe eprorët që jeni më të aftë nga se mendohej.

Peshqit: Kjo e mërkurë do të jetë një ditë që do t’i ketë thuajse të gjitha. Mund të keni momente pozitive në punë, por zënka dhe mosmarrëveshje në aspektin sentimental. Përpiquni të vendosni një ekuilibër në dashuri me partnerin/partneren Ndërsa në punë mund të merrni vlerësime nga eprorët për performancën tuaj të lartë gjatë ditëve të fundit. Përfitoni nga kjo mundësi për të kërkuar rritje në detyrë, pasi çdo kërkesë e juaja do të merret në konsideratë në këtë periudhë.

Loading...