Vlorë – Si e përgjonte njeriu më i rrez.ikshëm policinë me 4 radio dhe gafa që i kushtoi arr.estimin

Tesi Basho, njeriu më i kërkuar në itali për vr.asjen e dy pro.st.itutave dhe i d.ënuar me b.urgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho, ishte i mire a.rmatosur në banesën e tij në momentin e arr.estimit në 16 Tetor në Vlorë, madje kishte marë të gjitha masat teknologjike për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marjen e informacioneve për vendodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit ka kryer.

Por megjithëse Basho kishte marë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kr.iminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e dr.ogës, një gabim i vogël i tij ka sjellë zbu.limin dhe më pas arr.estimin e tij.

Gafa e Bashos, ishte hyrja në një ko.nflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro. Policia ka shkuar në banesën e Bashos, ku ka zb.uluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një kullë të vërtetë sigurie. Madje Basho kishte investuar dhe në mjete teknologjike duke depërtuar në valët e radiove të policisë së Vlorës, ku mësonte gjithçka çfarë komunikonin oficerët e policisë.

Gazeta ka verifikuar me imtësi këtë rast, ku është mësuar nëpërmjet burimeve se në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk”. Ndërsa në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Kjo tregon edhe një herë tjetër si k.rimi i organizuar në vend, është shumë hapa larg policisë, e cila në shumë raste ndihet e pafuqishme dhe e pamotivuar për të luf.tuar k.rimin. Sot “Shqiptarja.com” zbulon atë çfarë gjeti policia shqiptare në banesën e tij në Selenicë të Vlorës dhe a.kuzat e ngritura kundër tij.

Dosja kundër Tesi Bashos personazh i njohur në botën e kr.imit në Vlorë, është ndarë në tre pjesë, ku për aku.zën e gj.obë.vënies 100 mijë euro po heton Prokuroria e Kr.im.eve të Rënda, ndërsa për ak.uzën e “Mbajtjes pa lejë të ar..m.ëve luf.t.arake, ar.më.ve sh.p.ërthyese dhe mu.nicionit”, “Prodhimi dhe shitja e n.ar.kotikëve”, “Kultivimi I bimëve n.arkotike”. Ndërkohë dosja tjetër ka të bëjë me ekstradimin ose jo të Tesi Bashos në Itali, pasi pak vite më parë Basho është d.enuar me bu.rgim të përjetshëm nga drejtësia Italiane për ek.zek.timin e dy pros.titutave në Itali. Për këtë kr.im, Basho është arr.estuar në Itali, por ai mundi të arr.atiset nga bu.rgu duke përdorur çarçafët dhe më pas ka gjetur strehim të Selenicë të Vlorës.

Nga materiali që disponon “Shqiptarja.com” rezulton se Tesi allias Tesilvan Basho,rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në 8 nëntor 2016 gjykata e Torinos në Itali,e ka d.ë.nuar me bu.rgim i për.jetshëm për veprat penale të “Vr.asjes”, “Ushtrim i p.ros.titucioni”, dhe “Mbajtja dhe transportimi pa leje i ar.m.ëve të zj.arrit”. “…ky shtetas kishte ardhur dhe qëndronte në zonën e qytetit Selenicë dhe ushtronte aktivitetin kr.imi.nal që lidhet me lëndët na.rk.otike, duke kultivuar dhe shitur dr.ogën.

Në datën 14 shtator 2019, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë së Shtetit, kanë ushtruar kontroll në banesën e Tesi (Tesilvan) Basho. Nga kontrolli i ushtruar në garazhin e banesës janë gjetur një automjet tip “Nisan Model X-Trail” me targa AA 728 TX me ngjyrë gri, brenda të cilit janë gjetur sende të kundërligjshme. Më konkretisht në makinë është gjetur dy ar.më z.jarri aut.omatik, me katër krehëra fis.hekë. Një krehër me fis.hekë lu.ftarakë të kalibrit 9 mm. Një jelek antipl.umb me ngjyrë bezhë, me mbishkrimin “Second chance”. Në ambientin e garazhit janë gjetur një kallëp lënde eks.plozive, dy thasë celofani me ngjyrë të zezë dhe 10 kg lëndë na.rkotike Cann.abis Sat.iva.

Në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës “Tratalk” dhe në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës “TWO-WAY”,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Nga kontrolli i ushtruar në anën veri perëndimore të banesës në një objekt 1 metër larg banesës në një banesë të pabanuar, janë gjetur kërcej të bimës ca.nnabis s.ativa.

Në ambientet e brendshme të banesës janë gjetur 10 llampa ndriçues, 10 drosler dhe 10 kapakë llampash. Brenda një dollapi është gjetur një sasi prej 100 gr lëndë në formën e thërmuar e dyshuar si produkt i lëndës cann.abis sa.tiva. Në oborrin para kësaj banese në një sipërfaqe me dimesione 10×7 m2, u gjëndën 55 bimë më lartësi nga 20 deri në 180 cm, të dyshuara si bimë can.nabis sa.tiva. Nisur nga këto sende të paligjshme prokuroria e Vlorës ka ngritur tre ak.uza për Tesi Bashon, ak.uza këto që janë konfirmuar dhe nga gjykata, e cila ka vendosur të caktojë masën e “arr.estit në b.urg” për Bashon.

Loading...