Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë sërish seancën për Habilajt.
Pas ndarjes së çështjes me të pandehur Moisi Habilajn, Nezar Seitin, Meridian Sulajn dhe Fatmir Minajn, të cilët kanë tashmë dijeni për zhvillimin e procesit gjyqësor, arsyeja e shtyrjes është mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës.
Lidhur me çështjen “Habilaj”, të pandehurit Florjan Habilaj, Armando Sulaj, Sebastian Çelaj dhe Trigens Mesuraj janë jashtë këtij procesi pasi nuk janë njoftuar me dërgimin e letërporosive.
Për këtë arsye, gjykata, për të vijuar procesin gjyqësor pa vonesa ka bërë ndarje.
I vetmi që është i arrestuar në Shqipëri, Armando Koçerri, gjithashtu vijon gjykimin i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.
Ata akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikeve”, ne tentative, kryer ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.