Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali për reformën zgjedhore.
Bardhi shkruan në “Facebook” se reforma zgjedhore nuk ngjan me traun e doganës që e ul, e ngre vetë, sipas dëshirës dhe se reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.
Ai deklaron se kryeministri Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të BE-së dhe Bundestagut.
“Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌
Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪&🇪🇺. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.
Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Bardhi.