“LA PATENTE” e Luigi Pirandellos për herë të parë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë

Sot, 30 tetor 2019, ora 19.00 në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, vjen për herë të parë “LA PATENTE” e Luigi Pirandellos, me regji të Neritan Mehmetaj, skenografinë e Drini Shehut, Muzikët e Aulon Naçit, konsulencën artistike të Jorgaq Tushes dhe kostumet e Realda Malos.

Do të nterpretojnë grupi studentor: Martina Aliaj, Mario Muçaj, Thoma Ngresi, Loris Sinanaj, Elisa Meçaj dhe Kristina Zykaj.

Ky aktivitet i cili do të jetë aktiviteti që mbyll manifestimet e “Javës së Gjuhës Italiane nëpër Botë”, organizohet nga Konsullata e Përgjithshme Italiane në Vlorë në bashkëpunim me teatrin”Petro Marko” dhe qendrën “Creative City”.
Hyrja e lirë.

Loading...