Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitë në Itali

Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë nesër më 31 tetor një vizitë zyrtare pune në Romë.

Ai do të takohet me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Vizita e kryeminstrit shqiptar në Itali vjen pasi Komisioni Europian vendosi të shtyj datën e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian e pak ditë pas vizitës së kreut të ekzekutivit italian në Tiranë ku shpehu qartë mbështetjen e fortë të Italisë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Nje ditë më parë gjatë takimit në Romë me kryeministrin maqedonas Zaev, kryeministri italian e konsideroi një gabim historik vendimin e Komsionit Europian për të shtyrë hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

“Duhet të gjejmë mënyrat, – tha Conte – të korigjojmë këtë gabim histrtoik me këto dy vende, popujt e të cilëve nuk duhen dekurajuar.”

Takimi i nesërm Conte-Rama do të fokusohet dhe në marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mbi mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri.

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së kryeministrit Paolo Gentiloni.

Loading...