Do të paguanit 3000 – 3500 euro për një kokërr luleshtrydhe?… Epo në Japoni paguajnë!…
Prej vitesh disa prodhues japonezë janë futur në garë për të prodhuar brandin më të mirë të luleshtrydheve. Rezultati i kësaj konkurence është dalja në treg e luleshtrydheve gjigande, të ëmbla dhe me lëng të cilësisë superiore.
Po si pasojë e kësaj konkurence dhe këtij kërkimi të vazhdueshëm për luleshtrydhen perfekte, që nga viti 2011 në Japoni janë regjistruar rreth 50 varietete të reja luleshtrydhesh. Këto superbrande shiten në dyqane të veçanta delicatessen me peshë ose, ato që kanë përmasa të mëdha dhe forma perfekte, në kuti me 1 deri 12 copë. Çmimi I tyre,varion rreth 90-100 euro/kg, për ato me peshë dhe 200 – 400 euro/kutia për ato që shiten me kuti. Në raste të veçanta, nëse bëhet fjalë për kokrra shumë të mëdha dhe të bukura, çmimi I tejkalon 1000 euro për kokërr!!!! Kokrrat veçanërisht të mëdha dhe të bukura kanë kërkesë shumë të madhe, gjë që bën që çmimet të kërcejnë deri në 4000 euro për kokërr…
Ato, veç të tjerash, shihen si dhuratë shumë e veçantë në dasma, ditëlindje apo festa të ndryshme dhe kanë fituar mjaft popullaritet në Japoni por dhe në vendet përreth.
Më 2015 një fermer japonez theu rekordin e librit Guinness të luleshtrydhes më të madhe në botë që më parë mbahej prej 32 vitesh nga një fermer Anglez. Luleshtrydhja peshonte fiks 250 gr dhe ishte 8 cm e lartë dhe 12 cm e gjerë. Pavarësisht përmasave jashtëzakonisht të mëdha dhe formës së çrregullt, ata që e provuan thanë se ishte mjaft e shijshme…
Fakte Interesante
Ekzistojnë mbi 100 lloje luleshtrydhesh
Luleshtrydhet janë frutat e para që piqen në pranverë.
Një luleshtrydhe ka mesatarisht 200 fara
Luleshtrydhet bëjnë pjesë në familjen e trëndafilave dhe janë I vetmi frut që I kanë farat jashtë dhe tulin brenda.
Luleshtrydhet nuk janë të gjitha të kuqe. Ka lloje që janë të verdha, blu të bardha, të zeza dhe ngjyrë vjollcë.
Ekzistojnë shumë pak fruta harta gjenetike e të cilave është e gjitha e regjistruar. Luleshtrydhet janë një prej tyre. Është dashur puna e 75 shkencëtarëve dhe 38 instituteve kërkimore për ta arritur këtë.
Një prej pjesëtareve të oborrit mbretëror të Napoleonit bënte banjë me luleshtrydhe. Për një banjë përdorte rreth 10 kg luleshtrydhe.
Në Belgjikë ka një muze dedikuar luleshtrydheve. Në të mund të gjeni çdo gjë që ka lidhje me to, që nga reçeli I lyleshtrydheve deri te birrë me shije luleshtrydhe.
Thënie për luleshtrydhet
Poezia dhe muzika janë miq shumë të mirë. Ashtu si mami me babin apo luleshtrydhet me kremin e qumështit, ato shkojnë shumë bashkë
Nikki Giovanni
Më pëlqejnë shumë surprizat, shampanja dhe luleshtrydhet, e gjithë ajo ndjenja e kenaqësisë dhe romanticitetit. Meshkujt duhet të dinë si ta kënaqin partneren e tyre
Danica McKellar
Në vend të të shkuarës të tashmes dhe të ardhmes unë preferoj cokollatë, vanilie dhe lyleshtrydhe
Ashleigh Brilliant
Lumturia, mendoj se është një destinacion, si psh një fushë me luleshtrydhe. Sapo ta gjesh rrugën për atje nuk ke për tu ndjerë më kurrë keq!
Rachel Simon
Nëse e mban sekret do të ta jap këtë luleshtrydhen.
Tsugumi Ohba
Zoti mund të kishte krijuar një frut më të mirë (se luleshtrydhet) por nuk e bëri
Izak Walton