Një aksident i ndodhur të shtunën në rrugën Theologos – Malesina në Greqi, i ka marrë jetën një shqiptari, Viktima është 38 vjeç, raportojnë mediat greke, pa bërë të ditura gjeneralitetet.
Raportohet se ai ishte duke lëvizur drejt Malesina-s, kur në një moment, makina të cilën drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi në kopshtin e një banese private, duke u përplasur me pemët.
Përplasje që rezultoi fatale për 38-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në autoambulancën, që po e transportonte në spital.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Raportohet se shqiptari jetonte prej vitesh në Greqi, me familjen.
/Panorama/
Loading...