Ngjarje e rëndë – Bie nga lartësia, burri humb jetën

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Pogradeci, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike.

Ngjarja ndodhi sot në lagjen Nr. 5 në Pogradec.

Policia thotë se shtetasi me iniciale P.M ka qenë duke punuar, por nuk dihen arsyet pse u rrëzua.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak.

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vde.kjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Loading...