Spitali Amerikan i vendos pacientit aparaturë në zemër pa qenë nevoja

Shërbimi i dobët dhe mungesa e aparaturave të nevojshme në spitalet shtetërore, ka detyruar shumë qytetarë të sëmurë t’u drejtohen spitaleve private për t’u kuruar ose për të kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Mirëpo, edhe në spitalet private duket se ndodhin gjëra të pazakonta, gjë e cila të bën të mendosh se nuk janë një alternativë e besueshme dhe e sigurtë.
I till është edhe rasti i Shaqir Lalës nga fshati Loxhë i komunës së Pejës në Kosovë, i cili ka shkuar në Spitalin Amerikan për një kontroll mjekësor, pasi ka pasur probleme me zemrën.

Ndonëse Shala besoi më shumë tek spitali privat se tek ai shtetëror, edhe këtu është përballur me diçka të papritur, që e ka lënë pa fjalë pasi zbuloi se çfarë ka ndodhur.

Pas kontrolleve në Spitalin Amerikan, atij i është këshilluar që t’i vendoset një aparat në zemër (bateri) me arsyetimin zemra e tij është në gjendje të keqe dhe kjo do ta ndihmonte atë që ajo të mos ndalte së rrahuri.
I mashtruar nga ky trajtim mjekësor, Shala mori vendimin që ta vendoste aparatin në zemër, por pas dy ditësh, kur shkoi në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK, është parë se vendosja e aparatit në zemër ka ndodhur pa pasur nevojë.

Sipas asaj që shkruan Gazeta “Metro”, QKUK ka verifikuar se pa pasur asnjë nevojë bateria e zemrës është vendosur në pacientin Shaqir Shala, tanimë vetëm për një qëllim, që t’i merret një shumë e madhe parash.

Por, nga QKUK nuk janë ndalur me kaq, ata kanë denoncuar rastin si shkelje e supozuar profesionale dhe etike ndaj pacientit Shaqir Shala.
Më poshtë është edhe dokumenti që shpjegon denoncimin e QKUK’së ndaj Spitalit Amerikan.

Loading...