Nëna sjell në jetë një vajzë, pas 10 djemve

Djemtë janë vogëlushët e nënës por të jesh vajza e vetme në shtëpi mund të jetë një ‘luftë’ e vërtetë, transmeton Klan Kosova.

Një nënë nga Britania, më në fund lindi një vajzë pas 10 djemve me radhë!

Alexis Brett dyshoi se ajo do të mund të kishte edhe një fëmijë tjetër, por në vitin e kaluar, një tëst i shtatzënisë ia konfirmoi të kundërtën. Ajo dhe burri i saj David ishin të sigurt se po prisnin edhe një djalë tjetër por vendosën ta kuptonin gjininë.

Prindërit ishin shumë nervozë për të hapur zarfin me rezultatin, prandaj këtë gjë e bëri djali i tyre Harrison dhe ata u çuditën kur mësuan se kësaj radhe ata po prisnin vajzë.

Vëllezërit ishin të magjepsur por Alexis fillimisht mendojnë se diçka ishte e gabuar.

Ajo shpjegoi se ata ishin të tronditur por shumë të kënaqur. Alexis solli në jetë vajzën më 27 gusht dhe e quajti Cameron si aktorja Cameron Diaz.

Lindja e foshnjës shënoi diferencën në moshë 16 vjeçare midis saj dhe vëllait të saj të madh, 17vjeçare Cambell. Dhe pastaj ishin vëllezërit e saj të tjerë, Harrison, 16 vjeç, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter, 6, Mack, 5, Blake, 3 dhe Rothagaidh, 2.

Të dy prindërit ishin shumë të kënaqur me sjelljen e vëllezërve ndaj motrës së tyre të vogël. Ata pretendojnë se djemtë heshtin për të mos e zgjuar atë dhe duan ta ndihmojnë në çdo hap.

Loading...