Është ndarë nga jeta Ruzhdi Lata, kryetar i komunës së Dibrës në Maqedoni.
Ai ishte 65 vjeç, ndërsa ushtronte mandatin e dytë të kreut të Dibrës së Madhe.
Zoti Lata më parë ka qenë myfti i Dibrës. Kishte mbaruar medresenë “Alaudin” në Prishtinë dhe studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës. Po në Prishtinë mori titullin Magjistër i Shkencave të Filologjisë.
Vitin e kaluar ai e fitoi edhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Dibrës në Maqedoni. /Lajmifundit.al
Loading...