PËRBËRËSIT
2 gota ujë
4 gota niseshte
1 gotë vaj ulliri dhe gjalp (gjysëm-gjysëm)
1 gotë arra
1-2 lugë mjaltë
1 vezë,
2 gota uji me sheqer.
PËRGATITJA
1
Në një enë të thellë hedhim ujin dhe niseshtenë dhe e tresim mirë të mos ketë kokriza.
2
Pas kësaj vemë në zjarr një tenxhere të thellë (materiali ideal i tenxheres është bakri, nëse jo përdorni një tenxhere që nuk ngjit të tipit tefal) shtojmë vajin e gjalpin dhe pasi është ngrohur pak hedhim sheqerin dhe e trazojmë me lugë druri derisa të shkrijë sheqeri e të karamelizohet tërësisht e të ketë marë ngjyrën karakteristike të karamelës.
3
Shtojmë arrat (ose bajame, lajthi, kikirikë) hedhim me kujdes të mos digjemi niseshtenë e tretur në ujë dhe me lugë druri trazojmë masën e përftuar me lëvizje të lugës nga jashtë brenda të paktën për 15-20 minuta.
4
Në këtë fazë ose e shërbeni sië është (hasude) duke e hedhur në një formë që të ftohet ose e shtroni në një tepsi, shtoni sipër vezën të cilën e kemi rrahur me 2 lugë mjaltë dhe e fusim në furrë të ngrohtë në 160 gradë C për 35 minuta.
5
Pasi është pjekur e lemë të ftohet dhe e servirim sipas dëshirës vetëm ose të shoqëruar me akullore, fruta të freskëta apo kremra të ndryshëm.