Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kryer një ndërhyrje e rrallë në zemër.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se ndërhyrja u krye me sukses nga doktor Altin Veshti dhe ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë infantile tek Noani vetëm 6-muajsh.
Noani vetëm 6 muajsh sot lë spitalin pediatrik në QSUT dhe është gati të kthehet në shtëpi plotësisht i shëruar.
“Një ndërhyrje e rrallë në zemër është realizuar me sukses nga dr. Altin Veshti dhe ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë infantile tek Noani vetëm 6 muajsh që sot lë spitalin pediatrik në QSUT dhe është gati të kthehet në shtëpi plotësisht i shëruar”, -thotë ministrja./atsh