E adhuroj qytetin tim me gjithë zhgënjimet e tij! – Nga Anila Toto

Qyteti im…

E adhuroj qytetin tim me gjithë zhgënjimet e tij!
E di?…
Nuk i trembem më, oh as mê bëjnë përshtypje, nuk ia dhemb më as sulmet , as refuzimet, as ndjekjet dhe as zhgënjimet!
Unê Jam plangprishës.
Thjesht… Jam bërë si ai. Një det i madh dhe i thellë Ku tashmë mbyten të tjerë, por jo unê. Ndiej se vetëm këtu më pushton paqia.
Vetëm këtu marr frymë, këtu dhemb lirshëm e nuk kam as pak frikë të ndihem e vogël, të ndihem e madhe, të humbas e të fitoj, të vdes apo të jetoj…tê bie e rimëkëmbem më e fortë.

Oh, shikojini si bêjnë; si tê zgjuar! … Hahaha !
Ha ha … ha , 😢 tê vjen keq! Oh sa keq Kur I sheh të luftojnë…, me kë? Për çfarê? Kot! Fare kot! Dëshpërimisht kot dhe pa kuptim! Ky qytet ndonjëherë bëhet I trishtë, zhgënjyes…
Oh! As vetë nuk e dinê! Por më mirë ! Më mirê se êshtë më qetë, më heshtur. Anashkalon….

Po çdo ditê, ka mëngjese të sigurta ku pres me sytë nga dritarja çdo ditë gradën dhe ngjyrën e dritës, trajtën e reve, nivelin e lagështirës, ndienja qiellore. Këtë pranoj çdo formë të saj sikur të jetë imja, sikur të jetë një ecuri, sikur të jemi rritur bashkë. Këtu kam një lidhje të paqtë me tokën, e di që do të më pranojë në fund të hyj paqêsisht tej ajo, ( si të afërmit që flenë aty), pa kundërshtimin më të vogël.

Është sikur kemi një pakt të urtë e të fshehtë që nuk arrita ta gjej askund shkova.
Pastaj kam detin… një pjesë të tij e mbaj me vete edhe kur eci në rrugë, edhe kur fle… Kam ëndëruar shpesh të mbytem aty, ( dashuria e parë është vrastare), por është një mrekulli makabre, prandaj vendosa të jetoj me të në paqe…. Ai më adhuron butë e kështu jemi miq të heshtur.
Pastaj këtu je ti, e ty të dua sa tokën, qiellin e detin!…

Anila Toto

Loading...