KQZ shkarkon nga detyra Agim Kajmakun

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur këtë të premte, për të diskutuar mbi “fatin” e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Pas diskutimeve në mbledhje, ku vetë Kajmaku nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij, KQZ është tërhequr për vendim.

Vendimi është marrë pak minuta më parë nga KQZ. Komisioni qendror i zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen me rend diten shqyrtimn e kërkesës së prokurorisë për kryebashkiakun e vorës agim kajmaku.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesi i administratës së kqz, ka lexuar relacionin e prokurorisë i cilië shtë kundërshtuar nga avokati i kryebashkiakut. isuf shehu pretendoi se prokuroria nuk ka verifikuar në rrugë ligjore faktet penale ndaj kajmakut ndërsa shtoi se duhet ti kërkohen organit të akuzës të dhëna shtesë para se të merret një vendim.

Por anëtarët e KQZ u tërhoqën për vendim dhe me pese vota kanë vendosur anulimin e mandatit të Kajmakut.

Loading...