Itali – Kapet shqiptari, ja cfarë i gjeti policia në valixhe

Një i ri shqiptar është kapur në Itali me pothuajse 90 mijë euro para të gatshme në valixhe pa mundur të tregojë se nga i mori.

Ai po udhëtonte në trenin me rrugën Venecia-Bari, kur pasi iu nënshtrua një prej kontrolleve të zakonshme të udhëtarëve, iu gjetën me vete shuma e lekëve prej 88,850,00 €.

Sipas mediave italiane shqiptari, në të kaluarën, ishte denoncuar vazhdimisht dhe arrestuar për vepra të drogës.

I riu gjithashtu kishte për detyrë të qëndronte në një komunë në provincën Matera në sajë të një rregulloreje specifike të lëshuar nga Gjykata e Matera.

Për këtë arsye, i riu u zbrit në stacionin Rimini dhe iu dorëzua Policisë Hekurudhore, të cilët, ndërkohë, kishin kërkuar mbështetje për të vlerësuar ekzistimin e krimeve të mundshme financiare dhe valutore.

Hetimet vazhdojnë dhe synojnë të verifikojnë origjinën e shumës së transportuar nga i riu shqiptar.

Loading...