At.entat në Durrës- Pla.gosen tre persona mes tyre dhe prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj

Tre persona kanë mbetur të plagosur në atentatin në Durrës, mes tyre dhe prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj.

Në makinë me prokurorin Ndoj udhëtonte edhe një person me precedentë penalë, i njohur për policinë, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur. Bëhet fjalë për Landi Muharremin, i cili u akuzua 3 vite më parë për dhunimin e biznesmentit amerikano-libanez Faadi Mitri, për çështje pronash në Gjirin e Lalzit.

Emrat janë Aleksander Laho, Andi Maloku dhe prokurori Arjan Ndoj. Për Lahon thuhet se është shtetasi Landi Muharremi që dyshohet se lëvizte me një identitet tjetër. Andi Maloku që dyshohet se ka qenë shofer i makinës është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Shoferi, prokurori dhe i dyshuari Landi Muharremi kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në Tiranë.

Tek mbikalimi i Shkozetit janë qëlluar nga një automjet tjetër tip “Benz”, duke u plagosur të tre. Ndërkohë prokurori dhe një prej të plagosurve ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti është nisur drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Loading...