Çelet ekspozita “Vende dhe ngjyra” e piktorit vlonjat Edi Kojani në Teatrin “Petro Marko”

Ekspozita “Vende dhe ngjyra” e piktorit vlonjat Edi Kojani u hap kete mbremje ne hollin e Teatrit “Petro Marko” te qytetit te Vlores.

Ishin te pranishem artedashes, miq te piktorit Kojani, depueti i Vlores z. Vullnet Sina, z. Fatmir Toci dhe Drejtoresha e Institutit te Promocionit Toena znj. Irena Toci, etj.

Ceremonia u hap nga drejtori i QKA dhe Teatrit “Petro Marko” z. Dhimitraq Furxhi.

Foli per punimet e piktorit Edi Kojani arkitekti dhe miku i tij z. Piro Stefa.

Piktori Kojani ka falenderuar te pranishmit per prezencen dhe vleresimin.

Ekspozita “Vende dhe ngjyra” do te qendroje e hapur per artedashesit deri me dt 11 Nentor.

Loading...