Shoqata Atdhetare “Shqipëria”, si shoqatë e themeluar me misionin për ruajtjen dhe transmetimin e vlerave tona kombëtare, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në rang kombëtar, u ndal në Bashkinë e Selenicës, në fshatin Vllahinë,me rastin e 75 vjetorit te çlirimit te Shqiperise ,dhe 107 vjetorin e Pavaresise.
Nisja nga Vlora drejt Vllahinës dhuroi emocione të veçanta për kryetarin e shoqatës “Shqipëria”, z.Ilirian Dhima, i cili udhëtoi enkas nga Athina për t’u ndalur në fshatin Vllahinë.
Bukuria piktoreske e zonës shoqëroi udhëtimin që në nisje nga Vlora e deri në destinacionin Vllahinë.
Investimi madhor i qeverisë duke e ndryshuar rrënjësisht rrugën e Lumit të Vlorës, e bëri udhëtimin shumë më të lehtë e plot emocione, për gjithëçka të bukur që natyra i ka falur Qarkut të Vlorës.
Shoqëruar nga kryetarja e Shoqatës Atdhetare”Shqipëria”, dega Vlorë, znj.Edlira Kapllanaj fokusi kryesor i vet kryetarit Ilirian Dhima ishte vizita në shkollën e Bashkuar”Mynir Xhindi”, aty ku shoqata dhuroi 50 libra për nxënësit e kësaj shkolle dhe disa materiale për zhvillimin e lëndës së edukimit fizik,printer-fotokopjo.
Surprizë dhe emocione të veçanta dhuruan nxënësit e talentuar të cilët nën udhëheqjen e drejtorisë së shkollës dhe stafit pedagogjik kishin përgatitur një koncert artistik ku kryesonin këngët polifornike dhe interpretimet në zhanrin e recitimit.
Talenti i nxënësve janë dëshmi e traditës së përcjell brezë pas brezi në krahinën e Vllahinëse por dhe fakt tregues i punës së përkushtuar të stafit pedagogjik të shkollës së bashkuar”Mynir Xhindi”dhe drejtuesit te saj.
Puna e vazhdueshme dhe mjaft serioze e çdo mësuesi e ka lehtësuar evidentimin e nxënësve të talentuar, që tregojnë se e duan artin dhe kulturën.
Një ditë e veçantë për Shoqatën atdhetare”Shqipëria” e cila do ta vijojë bashkëpunimin me këtë shkollë, me misionin për të kontribuar më tej për nxitjen dhe promovimin e talenteve të reja, që kanë kultivuar dashurinë për artin.